Telegrafi

Kali i policisë nuk pranon të ngritet për punë pa pirë një filxhan çaj

Një filxhan çaj ose kafe në mëngjes zakonisht e kërkojmë të gjithë, por të shohësh një kalë duke kërkuar një filxhan çaj ose kafe që të ngritet dhe të shkojë në punë është vërtet e habitshme.

Pra, rezulton që një kalë i policisë angleze e kërkon çdo ditë një filxhan çaj që të bindet të ngritet dhe të niset për punë, transmeton Telegrafi.

Sipas raportimeve, Jake e do çajin e tij aq shumë sa që pret në stallën e tij para se të dalë jashtë për të filluar ditën.

Oficerët i sjellin atij çaj me ujë të ftohtë, sepse kështu e pëlqen Jake.

“Unë definitivisht do ta përshkruaja Jake si një kalë me shumë karakter. Të gjithë e kemi mësuar porosinë e tij të çajit – ai e pinë me një sheqer, por është padyshim më i lumtur kur ju i jepni dy sheqera”, tha njëri ndër menaxherët e tij. /Telegrafi/