Site icon Telegrafi

Kali në rolin e qenit shoqërues për myslimanen e verbër

Vajza 27 vjeçare kurseu tre vjet për të blerë kalin e racës së vogël i dresuar ta shoqërojë atë. Kali i ndihmon të hyjë dhe të dalë nga autobusi, e udhëheqë nëpër qytet, ndërsa ka mësuar që i qetë të ulet dhe të presë në ambiente të mbyllura.

Mona dhe prindërit e saj myslimanë nuk e lejuan ta mbante një qen shoqërues, i cili do të jetonte me ta në shtëpi, pasi kjo kafshë vlerësohet si e papastër. Megjithatë kalin trevjeçar i gjatë vetëm një metër dhe i rëndë 70 kilogramë e pranuan krahëhapur, shkruan gazeta Mirror.

Studentja Ramouni e humbi shikimin pas lindjes dhe gjithmonë është detyruar të varet në njërin prej anëtarëve të familjes sa herë ka dashur të dalë jashtë shtëpisë.

Në një moment mendoi se jeta e saj ka marrë fund, mirëpo tash kur ka kalin Cali, Mona sërish është optimiste dhe beson se gjithçka është e mundur.

Shumë myslimanë mendojnë se qeni mund ta prishë abdesin, por kali vlerësohet si kafshë e pastër. Kali mund të jetojë deri në 30 vjet, që është dy herë më shumë se qeni. /Telegrafi/

Exit mobile version