Telegrafi

Kali iku nga stalla dhe përfundoi në stacionin hekurudhor të Sydneyt: Priti me mirësjellje trenin pas vijës së verdhë

Një skenë e pabesueshme është regjistruar në një stacion treni në Sydney.

Një kalë gare u shfaq në platformë ndërsa pasagjerët e tronditur largoheshin nga rruga e tij.

Zyrtarët thonë se ai u arratis nga një hambar aty pranë dhe kërkoi strehim nga shiu.

Videoja tregon kafshën që endet nëpër stacion, dhe më pas me mirësjellje “pret” trenin pas vijës së verdhë.

Incidenti u regjistrua më 5 prill, pak para mesnatës, raporton The Sydney Morning Herald.

“Ai eci përgjatë platformës dhe pa sukses u përpoq të hipte në tren. Në fund i çorientuar ka arritur te parkingu ku e ka gjetur pronari”, kanë thënë me shaka përfaqësues të hekurudhës lokale.

Me të njëjtin ton shtohet se autoritetet nuk do të marrin masa të mëtejshme, pasi kali “thjesht bënte shaka”. /Telegrafi/