Telegrafi

Kali i garave iku prej piste, hyri në lokal basti dhe tmerroi të pranishmit (Video)

Të pranishmit në një lokal basti në Paris të Francës, u tmerruan kur një kalë hyri me shpejtësi dhe bëri një xhiro brenda.

Mësohet se kafsha kishte iku prej piste, në momentin që gjithçka ishte gati për të filluar një garë, transmeton Telegrafi.

“Nuk desh të bëhej objekt basti, por të shkonte të luante vet. Ishte një skenë, sikur nga ndonjë tregim komik”, ka thënë mirëmbajtësi i kafshës.

Megjithëse nuk e pranonte fajin, ai tha se nuk e kishte mbyllur derën si duhet dhe kali e ka shtyrë me këmbët e pasme dhe është larguar. Kjo xhiro e kalit, nuk shkaktoi ndonjë lëndim në njerëz apo dëmtim. /Telegrafi/