Site icon Telegrafi

Kali filmohet në çatinë e një shtëpie të zhytur në ujë në Brazil, autoritetet do të përpiqen ta shpëtojnë me helikopter

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në shtetin brazilian Rio Grande do Sul, pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që morë jetën e të paktën 100 njerëzve, shkruan BBC.

Më shumë se 160,000 njerëz janë zhvendosur nga përmbytjet, me disa komuna të shkatërruara plotësisht nga ujërat e përmbytjeve, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar të mërkurën të një kali të bllokuar në një çati mes përmbytjeve në qytetin e Canoas.

Kryebashkiaku i qytetit tha për GloboNews se ata shpresonin të shpëtonin kalin me ndihmën e një helikopteri.

Aeroporti ndërkombëtar në kryeqytetin e shtetit, Porto Alegre, ka pistat e përmbytura plotësisht dhe do të jetë jashtë përdorimit për të paktën 30 ditë.

Nga përmbytjet është prekur edhe stadiumi i futbollit Arena do Grêmio. /Telegrafi/

 

Exit mobile version