Telegrafi

Kali dembel vazhdon t’i bëjë njerëzit të mendojnë se ka ngordhur

Pronari i një kali në Guernsey, ka postuar pamjet e kalit të tij “dembel”, menjëherë pasi janë ngritur shqetësime për mirëqenien e tij.

Alex Tielles, me anë të fotove ka konfirmuar se kali i tij Custard nuk është i sëmurë as i ngordhur, thjesht i pëlqen të shtrihet.

Ky sqarim vjen pas telefonatave të shumta që ai pranoi nga banorët e shqetësuar për gjendjen e kafshës.

“Ai fle shumë dhe madje shpesh duket sikur nuk po merr frymë. Ai është absolutisht mirë. Unë e kontrolloj të paktën tre herë në ditë, dhe e ushqej të paktën dy herë në ditë”, tha Tielles.

Gjithashtu, pronari i është lutur kalimtarëve që e shohin kalin që mos ta ushqejnë atë, pasi ushqimi i tepërt e sëmurë ose e vret duke i shkaktuar dhimbje barku. /Telegrafi/