Në Surrey të Anglisë, një kali e ka bllokuar veturën e parkuar dhe vazhdonte të kruante pjesën e pasme.
Madje, kafsha nuk është larguar, as kur pronari i bërtiste dhe qëllonte makinën në përpjekje ta frikësonte kalin, transmeton Telegrafi.
“Është i vetmi kali që nuk i shërben njeriut, por i nxjerr punë”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.
Nuk bëhet e ditur, nëse gjatë kruarjes së kalit i është shkaktuar ndonjë dëm veturës. /Telegrafi/
https://youtu.be/rz_1Vypmmm8