Telegrafi

Kali bëhet sikur ka ngordhur, sa herë që dikush përpiqet të kalërojë me të

Frasisco Zalasar, një trajner i kuajve nga Durango City, kohët e fundit postoi video në faqen e tij në Facebook duke treguar një kalë të quajtur Jingang duke u përpjekur të luante “i ngordhur” sa herë që dikush përpiqet ta kalëronte atë.

Në faqen ku edhe është publikuar videoja thuhet se nuk është e qartë nëse Frasisco ishte në të vërtetë një nga trajnerët në video, apo nëse ai thjesht ka publikuar një video që i ishte dërguar.

Siç edhe mund të shihet në pamje, kafsha shtrihej në tokë, sa herë që dikush i afrohej asaj.

Një nga trajnerët në video mund të dëgjohet duke thënë se sjellja është “e lezetshme, por e keqe”.

Videoja paraqiti skenat pa kuptim të kafshës, dhe shumë prej komenteve në video dukej se shfaqnin dëfrim me atë që po ndodhte.

Sidoqoftë, duket qartë se kali nuk është vetëm duke luajtur rreth e rrotull, por dëshiron të mbetet vetëm. /Telegrafi/