Në një intervistë për gazetën “The Sofia Echo”, Kalfin – i cilië shtë ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë – duke folur për fituesit dhe humbësit e vitit 2008 në Gadishullin ballkanik, ka thënë se qartësimi i statusit të Kosovës është e arritur e vitit.
“Krahasuar me vitin e kaluar, situata, dhe para se gjithash perspektiva politike e Kosovës, është shumë më e qartë, gjë që ishte edhe qëllimi – që autoritetet kosovare të angazhohen në zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit”.
Ndërkaq si probleme që kërkojnë zgjidhje, sipas Kalfinit, është kontesti greko-maqedonas rreth emrit të Maqedonisë, dorëzimi i të akuzuarve të Hagës nga ana e Serbisë, bashkëpunimi i komuniteteve në Bosnje-Hercegovinë drejt integrimeve evropiane, etj. /Telegrafi/