Site icon Telegrafi

Kaleska: Opozita nuk guxon ta pengojë Ligjin për Prokurorinë Publike

Deputetja e LSDM-së Snezhana Kalevska deklaroi sot se deri në shpërndarjen e Kuvendit, deputetët i presin shumë vendime të rëndësishme, mes tyre edhe Ligji për Prokurorinë Publike të cilin sipas saj opozita nuk guxon ta pengoj, sepse theksoi ajo “qytetarët kanë të drejtë për drejtësi”.

Ajo pret që pas diskutimit të nesërm në Kuvend, të arrihet marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike.

“Deri në shpërndarjen e Kuvendit na presin vendime të rëndësishme. Ligji për Prokurorinë publike nesër futet në procedurë parlamentare. Nesër po ashtu është organizuar diskutim publik me temë për prokurorinë publike dhe për ligjin do të diskutohet edhe në seancë plenare. Opozita nuk guxon ta pengojë këtë ligj të rëndësishëm për procesin euro-integrues. Qytetarët kanë te drejtë për drejtësi. Shpresojmë se pas diskutimit të nesërm do të konstatohet se me këtë ligj, nuk bëhet fjalë për shkelje të Kushtetutës”, tha Snezhana Kaleska.

Exit mobile version