Telegrafi

Kalërimi nëpër flakë të mëdha, gjatë festivalit kontrovers që zhvillohet për çdo vit (Foto)

Pjesëmarrësit kanë kalëruar edhe këtë vit nëpër flakët e mëdha, që duken si skena apokaliptike, në kuadër të festivalit kontrovers që zhvillohet në Spanjë.

Qendra e San Bartolome de Pinares që ndodhet në veriperëndim të Madridit, ka qenë tërësisht e ndezur, ndërsa kuajt detyroheshin në kalonin përmes tyre, transmeton Telegrafi.

Banorët besojnë se kuajt që hynë nëpër flakët gjigante, bekohen dhe janë të shëndosha për një kohë të gjatë.

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, e kanë kritikuar organizim që nderon Shën Antonin, i cili njihet si i shenjti që ruante kafshët.

“Abuzim i pastër mbi kuaj” ka qenë vlerësimi i disa organizatave, që kërkuan ndalimin e menjëhershëm.

Mirëpo, festivalin e vjetër më se 500 vjet, e ka mbrojtur udhëheqësi i zonës, duke thënë se kuajt nuk kanë marrë asnjë lëndim, ndërsa asnjë flakë nuk mbeti e ndezur pas përfundimit. /Telegrafi/