Luan burri loto, mirëpo tiketën e ka harruar në shtëpi. E thërret gruan në telefon:
– Grua, dëgjo mirë! A e sheh diçka që kam lënë mbi vitrinë me disa numra të shkruar?
– Po.
– Merre dhe më trego: A gjendet aty numri 7?
– Po.
– E numri 11?
– Po.
– A është numri 14?
– Po.
– Numri 19?
– Po.
– A gjendet numri 23
– Aty është.
– E numri 27?
– Po.
Burri tërësisht i djersitur dhe emocional:
– Mos vallë është edhe numri 31?
– Po, është. Por, dikush i ka vënë X…