Telegrafi

Kalendari i favorshëm, Juve prek titullin më 25 prill?

Kur duhen ende gjashtë ndeshje nga fundi i Serisë A dhe me një avantazh prej 6 pikësh me vendin e dytë, për Juventusin ka nisur numërimi mbrapsht për festën e shumëpritur të titullit.

Matematika e mban ende larg rikonfirmimin e trengjyrëshit në fanella por me katër sfida që luhen në shtëpi dhe me një kalendar që tashmë e ka kthyer në favor, formacioni i Massimiliano Allegrit mund të festojë kampionatin e pestë radhazi në 2 ose 3 javë.

Ndeshja e parw zhvillohet me 24 ose 25 prill kur Juve luan në stadiumin “Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës dhe Roma pret Napolin, transmeton TCH.

Nëse titulli nuk vendoset me këto dy rezultateve, atëherë më 1 maj, në javën e 36 të Serisë A, “bardhezinjtë” kanë një shans tjetër.

Më fjalë të varfra, Juventus mund t’i lejojë vetes të humbasë dhe të barazojë nga një herë në kalendarin e mbetur, ndërsa për “të kaltrit” që janë rivalët e vetëm që rrezikojnë fronin e “Zonjës së Vjetër”, duket mision i pamundur.

Transfertat e vështira në fushën e Interit dhe Romës e bëjnë thuajse një mirazh titullin për skuadrën e San Paolos.