Site icon Telegrafi

Kaledonia e Re voton kundër pavarësisë nga Franca, në referendumin e tretë

Territori francez përtej detit i Kaledonia e Re votoi sërish kundër pavarësisë nga Franca në referendumin e tretë dhe për momentin të fundit për vetëvendosje të dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 96.5 për qind e votave u hodhën në favor të qëndrimit me Francën, sipas rezultatit përfundimtar të përkohshëm.

Pjesëmarrja e votuesve në arkipelag në Paqësorin Jugor ra ndjeshëm në vetëm 44 për qind. Në zgjedhjet e mëparshme në 2018 dhe 2020, pjesëmarrja ishte mbi 80 për qind.

Rreth 185,000 votues kishin të drejtë të votonin për atë nëse ishulli i Paqësorit Jugor, i vendosur rreth 1,200 kilometra në lindje të Australisë, duhet të jetë i pavarur nga Franca. /Telegrafi/

Exit mobile version