Telegrafi

Kaledonia e Re për herë të tretë në referendum për pavarësi nga Franca

Kaledonia e Re pritet të mbajë referendumin e tretë dhe të fundit të dielën për pavarësinë nga Franca.

Vendit t֝ë vendosur afërsisht 2,000 kilometra në lindje të Australisë, marrëveshja e vitit 1988 i lejoi tre referendume të pavarësisë për të ulur tensionet në grupin e ishujve të Paqësorit.

Pasi referendumet e 2018 dhe 2020 refuzuan shkëputjen nga ish-sundimtarët kolonialë, 185 mijë votues do të pyeten sërish: A dëshironi që Kaledonia e Re të fitojë sovranitet të plotë dhe të bëhet e pavarur?

Përpara votimit janë tensionuar gjithnjë e më shumë marrëdhëniet mes Parisit dhe aleatëve të tij në rajon, raporton aljazeera.

Australianët zemëruan francezët duke anuluar një marrëveshje për blerjen e nëndetëseve në muajin shtator për të hyrë në një pakt sigurie me Britaninë dhe SHBA.

Pas këtyre konflikteve, roli i Kinës në rajon po rritet dhe ekspertët besojnë se një Kaledoni e Re e pavarur mund të jetë subjekt i ndikimit të Pekinit, e cila synon industrinë e tyre minerare.

Kina ka qenë deri tani importuesi më i madh i produkteve metalurgjike të Kaledonisë së Re, veçanërisht nikelit. /Telegrafi/