Doza testuese ka qenë rreth 1900 mg në ditë, ndërsa hulumtimi ka përfshirë më shumë se 23 300 meshkuj të moshës nga 45 deri në 79 vjet.
Edhe pse sasia e preferuar ditore e kalciumit është 1000mg (ndërsa sasia më e madhe e lejuar 2500 mg), gati dyfishi i dozës së preferuar ditore ka treguar efekt në uljen e presionit të gjakut (dhe ka mbrojtur prej faktorëve të dëmshëm të hipertensionit). Doza prej 1.9 gramësh po ashtu ka ndikuar edhe në uljen e rrezikut nga kanceri kolorektal (në kombinim me vitaminën D) si dhe nga karcinoma e prostatës./Telegrafi/