Telegrafi

Kalciumi dhe vitamina D dhe rreziku nga diabeti

Gjatë një studimi të ri ata kanë analizuar të dhënat nga 59 796 meshkuj dhe femra të shëndosha të moshës mesatare, dhe kanë vërtetuar se të hulumtuarit të cilët me anë të ushqimit kanë marrë edhe kalcium edhe vitaminë D kanë rrezik më të vogël të preken nga diabeti i llojit 2.

Po ashtu është treguar se te femrat konsumimi i qumështit dhe produkteve të qumështit është në lidhje të zhdrejtë me llojin 2 të diabetit.

Mekanizmi i saktë nuk është ende i qartë, por mendohet se vitamina D dhe kalciumi në mënyrë sinergjike mbrojnë nga diabeti i llojit 2, thonë autorët e studimit./Telegrafi/