Telegrafi

Kalciumi dhe eshtrat e fëmijëve

Për fitimin e këtyre rezultateve studiuesit janë bazuar në 21 studime klinike te më shumë se 3.800 fëmijë, me ç’rast kanë përcjellë konsumimin e kalciumit me anë të ushqimit dhe ndikimin e tij në përbërjen e eshtrave.

Të dhënat statistikore kanë zbuluar se fëmijët të cilët nuk kanë marrë sasi të nevojshme të kalciumit kanë pasur eshtra më të dobët në krahasim me fëmijët të cilët kanë marrë sasinë e mjaftueshme të mineralit.

Për këtë arsye, produktet e qumështit dhe ushqimet e tjera të cilat përmbajnë kalcium janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe forcimin kockave te fëmijët dhe adoleshentët.