Telegrafi

Kalcium për jetë të gjatë

Shkencëtarët suedezë pranë institutit Karolinska në Stokholm, kanë vërtetuar se personat të cilët kishin konsumuar më shumë kalcium- në raport me participantët tjerë të studimit- kishin qenë për 25% më pak të rrezikuar që të vdisnin në dhjetë vitet e ardhshme.

Në studim janë përfshirë më shumë se 23.000 meshkuj të moshave ndërmjet 45 dhe 79 vjeç, të cilët kalciumin e kishin marrë kryesisht me anë të ushqimit.

Sasia e shtuar e kalciumit (afër 2.000 mg/ditë) në të shumtën e rasteve ishte e lidhur me rrezikun më të vogël për vdekjen nga sëmundjet e zemrës.

Autorët e studimit besojnë se kalciumi zvogëlon shtypjen e gjakut, kolesterolin dhe nivelin të sheqerit në gjak.

Burimet ushqimore të kalciumit: qumështi, djathi, gjiza, jogurti, peshqit, fasulja, bajamet, portokalli, brokoli etj. /Telegrafi/