Në Kalanë e qytetit të Vushtrrisë, do të hapet ekspozita e të rinjve “Muaji i Pikturës”.
Ekspozita do të hapet sonte në orën 19:00, ku do të paraqiten të gjitha punimet e krijuesve të rinj që kanë punuar gjatë tërë këtij muaji.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur drejtoresha e Kulturës, Shpresa Rama, duke shtuar se edhe ajo do të jetë pjesë e ekspozitës, me një punim të saj.
Lexoni postimin e plotë:
Ju ftoj të gjithë juve dashamir të artit që të vini nesër (11 shtator 2017) prej orës 19:00 në Kalanë e Qytetit në hapjen e ekspozitës me piktura që janë punuar përgjatë “Muajit të pikturës” organizuar nga OJQ “Kult Studio”, të mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kësaj radhe pjesë e ekspozitës do të jetë edhe ky punim i imi të cilin do të mund ta shihni nëse vini dhe e vizitoni ekspozitën.
Për fund po e ndaj me ju këtë thënie të Shumanit që më la përshtypje ‘ Artisti i vërtetë është i lidhur ngushtësisht me natyrën, me jetën, sidomos me popullin’. /Telegrafi/