Mbrëmë në Kalanë e Vushtrrisë, si rrallë herë, në një ambient ku u diskutua për një varg temash shoqërore, janë bashkuar eksponentë të partive kryesore politike në Kosovë.
Në një ambient pranë njëri tjetrit ishin deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, Ish – deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri dhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), njëherësh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti.
Në këtë takim kanë prezentuar edhe njerëz dhe aktivistë nga shoqëria civile.
Njëri nga organizatorët e këtij takimi, Gazmend Gjyshinca ka theksuar se është i lumtur që ka arritur që në një ambient t’i mbledhë anëtarët e partive të ndryshime politike, për të diskutuar për sfidat dhe problemet e përbashkëta./Telegrafi/