Site icon Telegrafi

Kalaja e Novobërdës, në gjendje të rëndë

Trashëgimia kulturore në Kosovë po shkon drejt rrënimit. Kështu është thënë sot gjatë një ballafaqimi në mes të Departamentit për Trashëgimi Kulturore dhe Këshilli i Kosovës për Trashëgiminë Kulturore.

“Fatkeqësisht, gjendja e trashëgimisë kulturore nuk është e mirë, e një prej fakteve është se gjendja e Kalasë së Novobërdës është e mjeruar”, ka thënë Isuf Koci udhëheqës i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. “Nga viti 2008 deri në vitin 2018, ndarja e buxhetit për trashëgimi kulturore është rritur nga një milionë euro deri në 4-5 milionë në vitin 2017 dhe 2018. Fatkeqësisht, gjendja e trashëgimisë kulturore nuk është e mirë”.

Vjollca Aliu, udhëheqëse e Departamentit për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës, tha se nuk ka pasur shkelje të Ligjit për trashëgimi kulturore, por ka pranuar se gjendja e Kalasë së Novobërdës është shqetësuese. Ndërsa, sa i për ketë kompanive, ajo pranoi se ka kompani të palicencuara për restaurimin dhe konservimin e objekteve kulturore. Ndërsa, Ismajl Kurteshi, kryetar i Komisionit për Arsim dhe Kulturë, tha se është obligim të raportohet për gjendjen dhe ligjet e trashëgimisë kulturore dhe se në bazë të këtyre raporteve, mes Ministrisë dhe Këshillit ka shpërputhje. /KP/

Exit mobile version