Në Porto Palermo, turistët nuk shkojnë vetëm për të shijuar natyrën dhe detin e pastër, por për tu njohur edhe me historinë.
Kalaja në formë trekëndore e Ali Pashës dhe Vasiliqisë, ndodhet 30 metra larg bregut të detit, çka i jep asaj një pamje magjepsëse. Turistët interesohen për historinë, arkitekturën e veçantë dhe në veçanti për jetën intime të Ali Pashës.
Kalaja është e vizitueshme gjithë vitin. Ndërsa, turistët vijnë nga e gjithë bota. /oranews/