Telegrafi

Kaladze, rasti i veçantë kur një futbollist është më i zoti në politikë sesa në fushën e blertë

E mbani mend Kakhaber Kaladzen? Me siguri që po.

Dikur ai ishte një futbollist i njohur pasi mbante veshur fanellën e një prej klubeve më legjendarë në botë pikërisht atë të Milanit.

Kaladze sa ishte pjesë e Milanit (Getty)

Sot Kaladze vetëm disa vite pasi ka varur këpucët në gozhdë është shndërruar në një politikan shumë të suksesshëm në vendin e tij të origjinës, Gjeorgji.

U tërhoq nga futbolli ndoshta disi më herët nga sa parashikohej pikërisht pasi i kishte vënë vetes një synim t’i futej fushës së politikës dhe ia arriti qëllimit, madje sot mund të thuhet pa frikë se Kaladze është rasti i veçantë kur një futbollist mund të jetë më i zoti në politikë sesa në fushën e blertë.

Kakhaber Kaladze pas kalimit nga Genoa (Getty Images)

Te Milani 39-vjeçari gjeorgjian luajti nga 2001 në 2010-ën duke fituar dy Liga të Kampionëve, ndërkohë që karrierën e mbylli te Genoa në vitin 2012 kur ishte 34-vjeç.

Lexo po ashtu Legjenda e Milanit, George Weah, u zgjodh president i Liberisë: Nga Romario, Pacquiao e Klitschko - tetë sportistët që u bënë politikanë (Foto)

Në shkurt të 2012-ës Kaladze u bë pjesë e partisë Demokratike në Gjeorgji, ndërsa disa muaj më pas u zgjodh deputet në parlamentin e këtij shteti.

Gjate një deklarate për media

Gjatë këtyre viteve ai ka mbajtur poste drejtuesi në politikë si Ministër i Energjisë, por kjo gjë shkaktoi reagime për konflikt interesi, për shkak të aksioneve të tij në një kompani të konstruktimit të hidrocentraleve.

Ndërsa sot është kryetari i bashkisë së kryeqytetit gjeorgjian Tbilisi, pasi në tetor të 2017-ës fitoi zgjedhjet duke grumbulluar 51,13% të votave. /TCh/