Nëse marrëveshja përmban gjuhën maqedonase dhe një shtet maqedonas, ajo nuk do të votohet nga kuvendin grek, tha Nikitas Kaklamanis, nënkryetari dhe deputeti i Demokracisë së Re, në një intervistë për Radion greke 247, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për shembull, nëse marrëveshja përmban atë që kryetari ose Zaev tha se ne kemi garantuar gjuhën tonë, gjuhën maqedonase dhe kombin tonë, që ne jemi një komb maqedonas, një marrëveshje e tillë,vlerësoj se nuk do të votohet në Kuvend, madje edhe nga ata që po luftojnë për ta mbyllur këtë çështje. Nuk mund të votohet, nga kush do të votohet, thotë Kaklamanis.
Nënkryetari i Kuvendit grek nuk është optimist se një marrëveshje mes dy vendeve mund të arrihet së shpejti. Siç thotë korrespondenti i AIM-së nga Athina, ai tha se para muaj e gjysmë s’është parashikuar se nuk do të ketë zgjidhje në qershor apo korrik, dhe sipas tij, arsyeja kryesore është, siç tha ai, pa kompromisin e njohur të Shkupit. /Telegrafi/