Site icon Telegrafi

Kakavijë: Arrestohet 34 vjeçarja me drogë

Policia tha se “34 vjeçarja Aurela Doksni nga Fieri u arrestua pasi iu gjetën në automjetin e saj, 200 gramë heroinë e cila ishte destinuar për në kryeqytetin grek”.

”Heroina ishte mbështjellë me letër natriban dhe ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit, vend në të cilin ishte ulur djali 10-vjeçar i së ndaluarës”, tha policia duke nenvizuar se “lëndët narkotike, automjeti dhe tre aparatë celularë u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale”, raportoi Ora News.

Materialet kaluan në prokurorinë e krimeve të rënda në Tiranë për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”./Telegrafi/

 

Exit mobile version