Droga u kap pas kontrollit të ushtruar në nëj nga autobuzët e linjës ndërkombëtare Tiranë-Athinë.
Poseduesi mësohet të jetë larguar nga vendi, i ndihmuar edhe nga lëvizjet e shumta të emigrantëve që kthehen për në vendet e punës, ndërsa policia ka nisur menjëherë punën për kapjen e tij dhe ka njoftuar edhe policinë greke, raportoi Panorama.
Policia e ka identifikuar atë si Aleks Paja, 18 vjeç, lindur dhe banues në Lisaj të rrethit Elbasan , emigrant në Athinë. /Telegrafi/