Telegrafi

Kakao ul tensionin e gjakut

Gatë 17 javëve sa ka zgjatur studimi, pas konsumimit të përditshëm të 0.75 gramëve të përbërësve të tretshëm të kakaos, vlerat e tensionit sistolik kanë rënë për 10-15 mmHg.

Ky ekstrakt i pasur me antioksidues dhe polifenole është treguar i shkëlqyeshëm në uljen e nivelit të angiotenzinës II, duke treguar kështu veti të ACE-inhibitorëve.

ACE-inhibitorët (barnat për uljen e tensionit), pengojnë shndërrimin e angiotenzinës I në angiotenzinë II, që është një vazokonstriktor i fuqishëm – shtrëngon enët e gjakut duke shkaktuar kështu ngritje të tensionit të gjakut.

Ekstrakti i pasur me përbërës të kakaos është treguar efektiv edhe në uljen masës trupore, që ka ndihmuar edhe më tepër në kontrollimin e tensionit./Telegrafi/