Kaka e ka zbuluar se pse e ka refuzuar kalimin te Manchester City në janar të vitit 2009, pasi dëshironte qëndrimin te Milani.
Braziliani në një intervistë të dhënë për FourFourTëo ka zbuluar bisedimet me krerët e Manchester Cityt.
Lojtari kaloi gjashtë muaj më pas te Real Madridi.
“Të jem i sinqertë negociatat kanë shkuar shumë larg. Kishim arritur në pikat ku shifrat dhe hollësitë ishin diskutuar. Paga që më kishin ofruar ishin shumë, shumë më të larta se ajo që po fitoja te Milani”.
“E mendoja veten se si do të ishte jeta ime në Angli, çfarë do të ishte rutina ime në këtë klub të ri, sa e vështirë do të ishte për fëmijët dhe gruan time të shkonin në Angli”.
“Të gjitha këto mendime silleshin brenda kokës”.
“Unë nuk e kisha idenë që City dëshironte të nënshkruante me mua deri sa dërgoi ofertë zyrtare te Milani”.
“Unë arrita në përfundimin se nuk ishte koha e duhur që të shkoja te City”.
“Më kërkuan të largohesha nga njëri prej klubeve më historike dhe më të suksesshme në Evropë për një ekip që ishte vetëm në fillim të një projekti të ri, ku unë duhet të bëhesha lojtari i parë”.
“Ishte më e sigurt të qëndroja në Milan”, ka thënë Kaka. /Telegrafi/