Telegrafi

Kaka vazhdon të mungojë në stërvitje

Siç mëson Marca, Kaka është në fazën finale të rikuperimit nga lëndimi që e mban atë jashtë fushave që prej 10 marsit. Nuk dihet ende nëse braziliani do të jetë i gatshëm për ‘el Classico’.

Sidoqoftë, Manuel Pellegrini shpreson që Kaka të rikthehet të mërkurën në stërvitje në mënyrë që ai të vështrojë situatën fizike të brazilianit. Nëse Kaka do të jetë në formë të mirë fizike, gjasat që ai të paraqitet në ‘el Classico’ do të jenë të mëdha. /Telegrafi/