Telegrafi

Kaka të largohet nga Reali?

Tuttosport shkruan se braziliani, jo i përshtatur në lojën e Realit, është i gatshëm të largohet nga Los Blancos në çdo moment.

Kësaj i shtohet edhe kalimi i Jose Mourinhos në pankinën e Realit, me ç’rast Kaka nuk besohet se do të gjente vend në formacionin e portugezit. Kaka do të dëshironte të ribashkohej me Ancelottin te Chelsea, ndërsa Blutë do ta mirëprisnin këtë lëvizje. /Telegrafi/