Ish-mesfushori i Milanit, Leite Kaka e ka cilësuar ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi dhe sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, si ‘një njeri madh’.
Kaka luajti së bashku me Ronaldon për tre vjet në Real Madrid, derisa braziliani u kthye në Milan në vitin 2013.
Por, marrëdhënia e tyre vazhdon të mbetet e mirë dhe së fundmi Kaka ka folur fjalë të mëdha për portugezin, duke e cilësuar si njeri të madh.
“Cristiano nuk është vetëm një kampion por edhe një njeri i madh”, ka thënë fillimisht Kaka për SporTV.
“Ai ishte gjithmonë i vëmendshëm, i zhytur në mendime dhe i disponueshëm për të gjithë në dhomat e veshjes”.
“Mirë, ndoshta ai ishte pak vetjak… por ai gjithmonë sillet mirë”.
“Ai më ndihmoi shumë, madje edhe më ndihmoi edhe gjatë intervistave. Kur ishim në një kamp trajnimi në Los Angeles, ai u sigurua që të merrte 15 telefona celularë dhe ua dha të gjithë stafit”.
“Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë problem me të apo me ndonjë nga shokët e mi”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/