Telegrafi

Kaka rikthehet te Milani në pozitë drejtuese

Ish-ylli i Milanit dhe i kombëtares braziliane, Kaka, do të fillojë një karrierë të re te klubi Rossoner.

Më herët gjatë muajit Leonardo konfirmoi se Kaka do të kthehej në klub në një rol drejtues në dhomën e kontrollit.

“Kaka është nxënësi im, ai dëshiron të mësojë punën e një drejtori. Ai është Topi i Artë i fundit ii Milanit”, u shpreh Leonardo.

Sipas Il Giornale, Kaka e ka rolin e një agjenti në ekip përkrah Serginhos i cili po ashtu u kthye në klub.

E në ditën e parë të tij sërish në klub të Milanit, Kaka është shprehur i ngazëllyer.

“Jam shumë i lumtur sa herë që vi këtu. Kam biseduar me Leonardon shumë sepse jem miq, por ende s’kam biseduar ende për rolin që do ta kem te Milani. Me Leon e Maldinin mund të afrohem edhe më tepër me Milanin”, është shprehur Kaka.

Milani e ka nisur keq sezonin me humbje prej 3-2 nga Napoli. /Telegrafi/