Telegrafi

Kaka rikthehet për të shpëtuar Realin

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa asnjë gol pavarësisht se mysafirët nga Madridi patën iniciativën. Rezultatin e hapi sulmuesi spanjoll Raul me një gol të shënuar pesë minuta në pjesë të dytë. Pas edhe dy minutash tjera ekipi vendas pësoi një goditje tjetër pas përjashtimit të mbrojtësit italian Mattea Contini me karton të kuq për shkak të ndërhyrje ndaj Gonzalo Higuain.

Edhe pse pritej Reali të shtojë epërsinë duke pasur një lojtar më shumë në fushë, ishin vendasit ata që gjetën rrjetën. Pas gati një ore lojë Adrian Colunga arriti të çajë mbrojtjen mysafire dhe të barazojë rezultatin.

Mbretërit patën vështirësi të gjejnë portën kundërshtare derisa në lojë u inkuadrua Kaka. Vetëm disa minuta pasi u zbarkoi në fushë pas një kohe të gjatë mungese për shkak të lëndimit, Kaka shfrytëzoi një asistim të Cristiano Ronaldo për të kthyer epërsinë për Realin e që u dëshmua të jetë edhe vendimtar për fitoren.

Reali tash rikthen diferencën prej vetëm një pike ndaj Barcelonës në krye të tabelës së kampionatit spanjoll me edhe katër ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit. /Telegrafi/