Telegrafi

Kaka: Reali do të luajë më mirë me Ronaldon

Ronaldo kaloi më shumë se një muaj jashtë fushe si pasojë e lëndimit të nyjës, prandaj Kaka është i entuziazmuar që bashkëlojtari i tij do t’u ndihmojë Mbretërve të luajnë më mirë.

“Do të luajmë më mirë me Cristiano Ronaldon, kjo është e kuptueshme. Ai i jep një shtytje skuadrës, ai do të na ofrojë më shumë kualitet, dhe një lojtar aq i kompletuar do të jetë shumë i dobishëm”.

“Ne jemi miq edhe jashtë fushe- duam të bëjmë të njëjta gjëra, dhe derisa e gjithë bota e di se Cristiano Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai është edhe një mik i shkëlqyer po ashtu”, i ka thënë Kaka televizionit amerikan Gol TV. /Telegrafi/

Braziliani ka thënë edhe disa fjalë për derbin e të dielës kundër Barcelonës, për të cilin konsideron se do të jetë i bukur, ndërsa sipas tij nuk ka favorit.

“Në ndeshje të këtilla nuk ka favorit. Barcelona është skuadër shumë e fortë, e rrezikshme dhe ka disa lojtarë të shkëlqyer- nuk ka dyshim për këtë”.

“Ne duhet të shfaqim lojën tonë, ne jemi Real Madridi dhe duhet të mundohemi dhe të jemi skuadër dominuese në çdo ndeshje”, ka shtuar Kaka. /Telegrafi/