Telegrafi

Kaka nuk largohet në janar

Është spekuluar se Corinthians dhe New York Red Bulls janë destinacionet e mundshme të brazilianit, por edhe pse e mban në bankën rezervë, strategu portugez thotë se dëshiron që 30-vjeçari të qëndrojë në Bernabeu.

“Nuk mendoj se do të bëjmë diçka në janar, ndërsa nuk mendoj që Kaka do të largohet. Nëse ai qëndron, është mirë për skuadrën”, ka thënë Mourinho në një konferencë për media. /Telegrafi/