Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Ibrahim Diarrës, mesfushorit të ri 18-vjeçar që do t’i bashkohet fillimisht ekipit të të rinjve dhe ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028
Diarra vjen nga Academie Africa Foot dhe nënshkroi kontratë katërvjeçare me Barçën. Ibrahim Diarra shkëlqeu në Kupën e Botës U-17 në vitin 2023 me Malin dhe për shkak të stilit të tij të lojës, ai quhet “Kaka nga Mali”.
Ai është i pajisur me shpejtësi dhe forcë, driblime dhe teknikë të shkëlqyer dhe përveç mesfushës mund të luajë edhe në krah.
“Ibrahim Diarra, i njohur si Kaká nga Mali, i është bashkuar Barcelonës. I urojmë guxim dhe sukses në këtë fazë të re”, njoftoi Africa Foot Academy në rrjetet sociale.
🚨 El Barcelona ficha a Ibrahim Diarra, el ‘Kaká de Mali’ https://t.co/JBDsyhsphA
— MARCA (@marca) December 18, 2024
Ibrahim Diarra iu bashkua ekipit B të Barcelonës për t’u përshtatur më mirë me klubin, pas së cilës do të integrohet përfundimisht në ekipin e parë.
Ndryshe, Barcelona duhej të priste që Ibrahim Diarra të mbushte 18 vjet për të respektuar një rregull të FIFA-s që ndalon nënshkrimin e futbollistëve jashtë BE-së nën moshën 18 vjeçare. /Telegrafi/
✅ Incorporación de Ibrahim Diarra al Barça Atlètic
👏🏼 ¡Bienvenido!
📋 👉🏼 https://t.co/8ekZrCiA9f 👈🏼 pic.twitter.com/JzVJ9Vhzap
— Barça Atlètic (@FCBarcelonaB) December 17, 2024