Telegrafi

Kaka në planet e Galatas

Trajneri Fatih Terim u ka thënë gazetarëve se do të dëshironte që braziliani t’i bashkohej skuadrës nga Stambolli.

“Presidenti i klubit më ka pyetur nëse dua ta angazhojmë Diego Ribasin apo Wesley Sneijderin, ndërsa unë iu përgjigja se e dua Kakan”, ka thënë Terim.

Nga ana tjetër, Unal Aysal, presidenti i Galatasarayt, ka deklaruar se po bën gjithçka që t’ia plotësojë dëshirën trajnerit. /Telegrafi/