Telegrafi

Kaka në planet e Ancelottit

Real Madridi shpenzoi hiç më pak se 60 milionë funte për transferimin e Kaka nga Milnai, por duket se pas sezonit të parë zhgënjyes, Reali nuk e dëshiron më në skuadër dhe për këtë arsye Ancelotti dëshiron ta shfrytëzojë rastin.

Gazeta Sport shkruan se Ancelotti nuk është dorëzuar kur bëhet fjalë për dëshirën e tij për t’u ribashkuar me Kakan, dhe ai tani është më se i bindur se mund të lëkundë Realin. /Telegrafi/