Telegrafi

Kaka: Në Madrid, gjithçka e përkryer

Ish-lojtari i Milanit ishte një nga përforcimet e mëdha të verës të Real Madridit, ku kaloi për një shumë rreth 67 milionë euro.

“Si ndjehem pas dy muajsh në Madrid? Është shumë mirë në të gjitha aspektet. Jam i kënaqur me ekipin, me klubin, me qytetin dhe bashkë-lojtarët e mi. Deri tash gjithçka është e përkryer”, ka thënë Kaka në një intervistë për sportiven spanjolle AS.

“Më pëlqen formacioni 4-2-2-2 i Pellegrinit, pasi lojtarët kanë liri të lëvizjes ku të duan. Kur e kemi topin në këmbët tona, trajneri na jep liri të lëvizjes dhe kjo është shumë pozitive për të gjithë ne”, ka shtuar braziliani.