Telegrafi

Kaka: Ndeshja ndaj Milanit e veçantë

“Do të jetë i veçantë. Kthimi në Milano është diçka shumë e veçantë për mua. Të përballem me miqtë e mi, ndaj një klubi të cilin e dua shumë”.

“Kemi respekt të madh për Milanin, po ashtu edhe për Zurich dhe Marseille, që janë skuadra të mëdha”.

“Dëshirojmë të arrijmë sukses, ndërsa bashkëlojtarët e mi janë të entuziazmuar dhe të përqendruar. Finalja do të luhet në shtëpi (Santiago Bernabeu) dhe ne dëshirojmë ta fitojmë atë”, ka thënë Braziliani për “AS”.