Telegrafi

Kaka: Mourinho ka nevojë për mua

Në ndeshjen kundër Deportivo La Corunas, Kaka bëri një paraqitje të shkëlqyer duke realizuar edhe një gol spektakolar, që na bëri të gjithëve ta kujtojmë kohën kur ai luante te Milani.

“Unë po përmirësohem, çdo gjë po bëhet më mirë. Trajneri ka nevojë për mua tani dhe unë duhet të jem në formën time më të mirë në këtë periudhë kruciale të sezonit”, ka thënë Kaka. /Telegrafi/