Telegrafi

Kaka mirëpret Di Marian

“Di Maria është lojtar fantastik, me aftësi të daljes së mirë nëpër krah dhe me kontroll të mirë të topit. Ai e ka shfaqur këtë te Argjentina dhe po e bën këtë edhe në Botëror”, theksoi Kaka.

Di Maria ende nuk ka arritur t’i tregojë shkathtësitë e tij në Botëror, ndërsa argjentinasit për këtë i akuzojnë mediat për spekulimet e shumta. Tani me që është arritur marrëveshja, besohet se Di Maria do të shpërthejë. /Telegrafi/