Telegrafi

Kaka: Milani do ta mposhtë Interin

Milani dhe Interi takohen të shtunën në San Siro për ta zhvilluar derbin milanez- Derby della Madonnina, ndërkohë që ish-lojtari kuqezi thotë se Milani do të del fitues në këtë përballje.

“Milani do të fitojë 2-0. Pato do të shënojë nga një asist i Ronaldinhos ose Thiago Silvas, ndërsa golin e dytë do ta shënojë Alessandro Nesta. Gjithmonë do t’i mbështes bashkëlojtarët e mi të dikurshëm, pavarësisht se ku jam”, është shprehur Kaka për “La Gazzetta Dello Sport”, duke shtuar se asnjëherë nuk do të festojë nëse shënon gol ndaj Milanit.