Telegrafi

Kaka: Messi do ta fitojë Topin e Artë

Argjentinasi ishte një prej shtyllave të Barcelonës në sezonin e fundit, kur ekipi spanjoll fitoi tre trofe.

“Mendoj se Messi do ta fitojë Topin e Artë dhe do ta fitojë shpërblimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë. Do të jetë vështirë që dikush ta kundërshtojë, pasi ai këtë sezon ishte protagonisti kryesor në triumfin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Kaka për L’Equipe.

Braziliani po ashtu thotë se ai do të përpiqet që edhe vetë të arrijë edhe një herë te ky shpërblim në ‘disa vitet e ardhshme’.