Legjenda e Milanit, Leite Kaka ka folur rreth Kupës së Botës “Katar 2022”, ndërsa vuri theksin tek mungesat e emrave si ylli i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia dhe ai i Manchester Cityt, Erling Haaland.
21-vjeçari gjeorgjian ka qenë një pjesë jetike e suksesit të skuadrës së Luciano Spallettit këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë 10 asistime në 17 paraqitje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Puna e tij e ka ndihmuar Napolin të shkojë tetë pikë epërsi prej Milanit në vendin e dytë në tabelë, duke krijuar një garë emocionuese Scudetto në gjysmën e dytë të sezonit.
Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Kaka fillimisht diskutoi pritshmëritë e tij për Botërorin e ardhshëm në Katar.
“Po, gjithçka do të ndikojë, koha e sezonit, temperatura e ngrohtë, por jo shumë e nxehtë, mungesa e udhëtimit dhe për rrjedhojë mundësia për të filluar procesin e rikuperimit menjëherë pas ndeshjes. Kampionët e mëdhenj do të jenë në krye”, ka thënë fillimisht Kaka.
Ai dha mendimet e tij për punën e Kvaratskhelia me Napolin dhe mungesën e tij në Kupën e Botës.
“Ai është shumë i mirë, një befasi e bukur. Sa keq që ai dhe Haaland nuk mund të luajnë në Kupën e Botës. Fantazia gjithmonë befason, lojtari që gjen zgjidhje që të tjerët nuk i shohin bën diferencën”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/