Telegrafi

Kaka mbështet Messin për Lojtarin e Vitit

Messi dje morri çmimin ‘Onze d’Or’, duke u shpallur lojtari më i mirë në Ligën e Kampionëve nga revista franceze Onze Mondial.

“Mendoj se Messi do të fitojë, për shkak të gjithë trofeve që Barcelona fitoi sezonin e kaluar”, ka thënë Kaka.

“Duhet të keni një vit të mirë në klub dhe me kombëtaren. Vitin e ardhshëm zgjidhja do të jetë nga ata të cilët do t’ia dalin mirë në Kupën Botërore. Qëllimi im është që Brazili të jetë kampion, pastaj vijnë shpërblimet individuale”, ka shtuar braziliani./Telegrafi/