Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se ish ylli i Milanit, Kaka, do të bashkohet me klubin kuqezi në një rol drejtues.
Braziliani i ka bërë 300 paraqitje në dy periudha, ndërsa ka fituar gjithçka me klubin kuqezi.
Ai madje edhe në planin personal e ka fituar Topin e Artë në vitin 2007, para se të kalonte te Real Madrid në vitin 2009.
Pas rikthimit në San Siro, ai qëndroi vetëm një vit aty, për të kaluar në MLS te Orlando City, ku kaloi tri vite.
Tani 35 vjeçari është i lidhur me një kthim, ku Tuttomercatoweb shkruan se ai do të kthehet te Milani në hierarkinë e klubit.
Kjo ueb faqe beson që lojtarin tashmë ka biseduar me krerët e klubit dhe do të ketë takim në ditët e ardhshme.
Kaka pritet të jetë pjesë e bordit të klubit. /Telegrafi/