Telegrafi

Kaka: Jam në formë të lartë

 Kaka shënoi një gol të bukur nga gjysmëdistanca duke kthyer Realin në lojë dhe që për shumë shënon rikthimin në formë të brazilianit.

“Ekipi po luan mirë dhe gjërat po shkojnë mirë edhe për mua. Unë po luaj shumë më mirë. Ajo që po bëjmë është vendimtare për pjesën e mbetur të sezonit. Nëse menaxheri dëshiron që unë të luaj, unë do t’i ndihmoj në këto ndeshje”, ka potencuar Kaka. /Telegrafi/