Telegrafi

Kaka i pavendosur për të ardhmen

“Unë po luaj më pak këtë sezon, por unë bëj atë që duhet të bëj dhe pres mundësitë e mia. Unë gjithmonë respektoj vendimet e trajnerit”.

“Unë gjithmonë kam thënë se jam i ngazëllyer që jam këtu. Unë jam mirë dhe kam kontratë deri në vitin 2015. Unë do të pres dhe do të shoh se çfarë do të vendosë klubi. Në verë ne jemi pajtur për një zgjidhje dhe unë vazhdoj që të stërvitem dhe të bëj punën time”, është shprehur kaka.

Kaka iu bashkua Real Madridit nga Milani për 65 milionë euro në vitin 2009. Impakti i tij u cenua nga lëndimet, para se Jose Mourinho të preferonte lojtarë si Ozil dhe Di Maria para tij.